Meta takon delegacionin e ‘Venecias’: Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre, Shqipëria s’do ishte kurrë në këtë situatë


Gazeta Express
10 Shtator 2019 14:16

Presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të martë delegacionin e ardhur nga përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, të cilët u thirrën nga kuvendi disa ditë më parë pikërisht në lidhje me procesin e shkarkimit të Kreut të Shtetit.

Meta ka postuar në rrjetin social një foto të takimit me delegacionin si dhe një mesazh për politikën, e veçanërisht për maxhorancën, pala e cila kërkon shkarkimin e tij si President.

“Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit TëVenecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë.”-shkruan Meta duke iu referuar indirekt këshillave të këtij komisioni veçanërisht për reformën në drejtësi, që tashmë sipas Presidentit është kthyer në një “Ramaformë”./Express

Te fundit


Kthehu lart