Meta shpreh ngushëllimet për vdekjen e aktores Valentina Caci: Do mbetesh e paharruar


Gazeta Express
11 Korrik 2019 19:38

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij drejt familjes së Valentina Cacit, aktores së njohur shqiptare e cila u nda nga jeta.

Mesazhi i Presidentit

Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.
Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë.
E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!

Te fundit


Kthehu lart