Meta: Qytetarët shqiptarë duhet të jenë dyshues që tek unë i pari


Gazeta Express
23 Korrik 2019 23:35

Presidenti Meta tha se qytetarët shqiptarë duhet të jenë dyshues kundrejt të gjitha instancave të shtetit, kjo për të mos humbur ato të drejta që i kanë fituar me kalimin e viteve.

Sipas Metës dyshimi nuk lejon humbjen e sovranitetit mbi institucionet që duhet t’u shërbejnë interesave të tyre.

Pjesë nga intervista:

Sonila Meço:Po sot?

Presidenti Meta:Sot, shumë mirë i kemi çështjet. Janë ça ngatërrestarë, ca intrigantë, është kjo organizata që të thashë,por gjërat do shkojnë atje ku duhet. E rëndësishme është që deri tani në Shqipëri, deri tani nuk ka pasur përplasje shumë të fortë dhe me pasoja gjakderdhje sikurse ka qenë dëshira. Unë do të vazhdoj të bëj punën time. Ndërkohë unë i shikoj të gjithë dhe të gjithë më shikojnë mua dhe duhet të hapim sytë dhe të kuptojmë se ato të drejta që kemi fituar mund t’i humbasim pak nga pak nëse nuk do i mbrojmë. E kam fjalën për qytetarët shqiptarë, ata duhet të jenë dyshues që tek unë i pari si President, që të qeveria, tek opozita dhe gjithë të tjerët,në mënyrë që të mos e humbasin sovranitetin e tyre mbi institucionet që duhet t’u shërbejnë interesave të tyre…

Sonila MeçoI kanë humbur, demokracia përfaqësuese e drejtpërdrejtë në këtë vend nuk funksionon…

Presidenti Meta: …Po që me ndryshimet kushtetuese të 2008, ai i mbani mend? Dhe dolën ambasadorët i bekuan, i mbani mend? Cilat ndryshime kushtetuese bekuan ata, ndryshimet e kushtetutës që shqiptarët e votuan me referendum pas ‘97-ës, për dy ditë i përmbysën të gjitha parimet “chek&balance”. Përse u bë ajo Kushtetutë aq e mirë? Ajo u bë që të mos përsëritej më 1997, ku ishte qëllimi kryesor, që përqendrimi i pushteteve në një dorë të çonte në një qeverisje pa frena. A ka frena qeverisja e sotme? Ky është një problem mjaft më serioz.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart