Meta: Qëllimi i vetëm i qeverisë rikthimi i diktaturës, me ‘mjete ligjore’ - Gazeta Express
string(70) "meta-qellimi-i-vetem-i-qeverise-rikthimi-i-diktatures-me-mjete-ligjore"

Meta: Qëllimi i vetëm i qeverisë rikthimi i diktaturës, me ‘mjete ligjore’

Gazeta Express

21/02/2020 17:36

Ilir Meta ka takuar këtë të premte raporteren e Parlamentit Evropian Isabel Santos. Lajmin e ka përcjellë vetë Meta përmes një postimi në rrjetin social, ku sërish nuk i ka kursyer akuzat kundrejt qeverisë. Sipas Metës, qëllimi i vetëm i maxhorancës është rikthimi i diktaturës përmes ‘mjeteve ligjore’.

Postimi i plotë:

Lexo Edhe:

Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”