Meta pret në zyrë Thaçin, detajet nga diskutimi - Gazeta Express
string(46) "meta-pret-ne-zyre-thacin-detajet-nga-diskutimi"

Meta pret në zyrë Thaçin, detajet nga diskutimi

Gazeta Express

05/06/2020 14:34

Presidenti i Republikës priti në një takim gjatë ditës së sotme Presidentin e Repubklikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”, shkruan Meta në një postim në faqen e tij në facebook.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.

Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.

Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë.