Meta poston foto nga vizita në monumentin unik, ja urimi që bën për shqiptarët


Gazeta Express
19 Gusht 2019 8:44

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur diten sot me nje urim per gjithe besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, që këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!

Teksa poston foto nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, Meta e quan kete nje “monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!”.

Postimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni!
Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!

meta
meta1
meta2
meta3

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart