Meta: Po bëhem hetues vullnetar i SPAK, provat si qeveria 'vjedh' Kushtetuesen - Gazeta Express
string(74) "meta-po-behem-hetues-vullnetar-i-spak-provat-si-qeveria-vjedh-kushtetuesen"

Meta: Po bëhem hetues vullnetar i SPAK, provat si qeveria ‘vjedh’ Kushtetuesen

Gazeta Express

20/02/2020 17:46

Ashtu siç u paralajmërua, Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në konferencë për shtyp këtë të enjte, për të dhënë të tjera prova për mënyrën sesi qeveria po rrëmben sipas tij, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Meta deklaroi se i duket vetja si një hetues vullnetar i SPAK pasi shkeljet ligjore të kryera nga qeveria dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi janë të dukshme. Presidenti ka vënë në dispozicion një sërë letrash dhe shkresash si dhe ka lajmëruar se po mendon ta vendosë një monitor në anglisht, që edhe ndërkombëtarët ta kuptojnë sesi ‘rilindja’ ka manipuluar të gjithë procesin për të kapur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo Edhe:

“Duhet që të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Një organizatë e vetme ka shembur çdo ndarje pushtetesh, ka rrëmbyer në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe mafioze, përmes manipulimeve me anëtarët e Gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit.”-tha Meta.

Meta nuk u zgjat në fjalën e tij dhe u ul në karrige së bashku me gazetarët, teksa provat e reja nisi t’i shpjegojë përfaqësuesi ligjor i Presidencës Bledar Dervishi. Përfaqësuesi ligjor sqaroi se jo vetëm Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por edhe Ministria e Drejtësisë ka shkelur procedurat dhe ligjin në mënyrë që të goditej e drejta kushtetuese e Presidentit në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

KED dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit. Me këtë shkresë Ardian Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Sekretari i Përgjthshëm i dërgon shkresën e kryetarit të KED, Ministrisë së Drejtësisë. Brenda të njëjtës ditë Ministria, në ditë të shtunë, e merr aktin dhe ja përcjell Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Kam 20 vjet jurist por eksperiencë më të shëmtuar të një juristi nuk kam parë. Të dërgojë për botim Ministria e Drejtësisë një akt që nuk është i lejueshëm të botohet në Fletoren Zyrtare, një akt që e ka prodhuar një organ tjetër.

Brenda të njëjtës ditë përderisa Kuvendi dhe Ministria e Drejtësia kishin dalë në punë del dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, e shtunë 9 nëntor, boton një vendim të KED që e kishte para dritën e botimit në faqen e Gjykatës së Lartë që në 22 shtator, një vendim që nuk botohet në Fletoren Zyrtare, botimi është një shkelje e rëndë e ligjit. Edhe KED kishte thënë ndryshe.

Këta funksionarë publik donin të shtrembëronin të gjithë faktet dhe provat me qëllimn që gjithë opinioni  publik vendas dhe ai ndërkombëtar që nuk thellohet në ligjet e brendshme të vendit tonë se kandidatja e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli, më turp i madh nuk ka.Këshilli në 7 nëntor 2019 nuk vendosi as të shpallte ndonjë kandidat, as të konsideronte të zgjedhur dhe as të konsideronte se mekanizmi zhbllokues kishte funksionuar.

Vendimmarrjen e presidentit nuk mund ta komentonte as Këshilli dhe as Kuvendi më pas. Ky botim do ti shërbente kuvendit dy ditë më vonë, më 11, për ta konsideruar zonjën e renditur e para si e vetëzgjedhur. Po kush e zgjodhi? Sektetari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshmëm i Kuvendit apo kryetari i KED? Asnjë prej këtyre organeve nuk ka kompetencë ta bëjë këtë.

Dvorani kishte deklaruar para anëtarëve të Venecias që vendimin për botim në Fletoren Zyrtare nuk e kishte dërguar ai. Pas konferencës së djeshme, Qendra e Botimeve Zyrtare na është përgjigjur që vendimi për tu botuar hna është dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe jo kreu i KED.

Dervishi tha se këto  fakte të reja tregojnë sesi qeveria ka dashur të shtrembërojë të gjithë procesin për ti rrëmbyer një kompertecë presidentit që ja njeh Kushtetuta, emërimin e anëtarit të tretë të Gjykatës Kushtetuese.

Publikimi i Presidencës:

SKEMA E FALSIFIKIMIT TË SHKRESAVE NGA MINISTRIA E DREJTËSISË

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ditë të shtune, me shkresën nr. prot. 7575, datë 9.11.2019, i përcjell QBZ-së, shkresat që citon se i ishin përcjellë Ministrisë së Drejtësisë nga Kuvendi, me shkresën nr. Prot. 3991/1, datë 9.11.2019. (Në këtë shkresë i kërkon Qendrës së Botimeve Zyrtare, në shpërdorim të pastër të detyrës, të botojë në Fletoren Zyrtare, Vendimin nr. 132, datë 21.09.2019 të KED.)

Por, shkresa e Kuvendit që referon Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe që presupozohet se e ka vënë në lëvizje këtë institucion, në fakt, sipas numrit të protokollit hyrës në Ministrinë e Drejtësisë, mban nr. 7576, datë 9.11.2019. Pra, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, ka përcjellë për në QBZ, me një shkresë me numër protokolli pararendës (nr. 7575) dokumente që ligjërisht dhe zyrtarisht, nuk i kishte marrë ende në institucion, as nuk i kishte protokolluar (pasi i protokollon më pas, me nr. 7576).

Ky është një falsifikim i pastër i përmbajtjes së shkresave, ndërkohë që mund të jenë shoqëruar edhe me falsifikim të Regjistrave të Protokollit për të mbuluar plotësisht skemën.