Meta për Ramën: Të mos nxisë trazira ai këlysh i Sorosit - Gazeta Express
string(55) "meta-per-ramen-te-mos-nxise-trazira-ai-kelysh-i-sorosit"

Gazeta Express

30/10/2020 21:39

Meta për Ramën: Të mos nxisë trazira ai këlysh i Sorosit

Gazeta Express

30/10/2020 21:39

Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Zonë e Lirë” ka reaguar shumë ashpër ndaj Kryeminstrit Rama duke e konsideruar së këlysh të Sorosit.

Presidenti i kërkoi Ramës që të mos nxiste trazira për llogari të Sorosit.

Lexo Edhe:

Ai bën si i fortë me shqiptarët, duke shpërdoruar mbipushtetin që i ka grabitur në mënyrë antikushtetuese shqiptarë.

Ai është një këlysh blloku. Mos guxo të nxisësh trazira për llogari të Sorosit dhe serbëve, çun i Kristaqit që thotë se është krenar që është djali i Kristaq Ramës.

Kodet e tij nuk i llogaris hiq. Çuni i Kristaqit ta dije mire. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dije mire se s’ka për te gjetur vrime ku te futet

Ka ardhur koha për një ndarje midis tradhtarëve dhe patriotëve”– theksoi Meta në emisionin “Zonë e Lirë”.

Pse partizan e kishte babain ai që të jetë krenar? Babai i tij ishte 10 vjeç kur ishte lufta. Të ketë kujdes se provokon popullin me këto lojëra, për kufijtë e Kosovës, që e fut si sanduiç gjithandej për ato lojëra. Do ketë ndarje ndaj shqiptarëve dhe shqipfolësve. Kjo është gabim që thotë ai. E kam paralajmëruar në Pogradec. Kam bërë një paralele me Kilin, që për shkak të politikave të majta e futi vendin në kaos. Ai u tregua burrë ai Aliende dhe qëndroi deri në fund. Por po të them nuk je Pinocet, ti je Pinok. Të më thotë mua ai dëshmor? Ai qen bir qeni. Ta dish ti dhe ato diplomatët e tu, Kim Filbi. I thuaji Sorosit të vijë në Shqipëri për investime se keni 10 vjet e mbani peng vendin” u shpreh Meta.

Ai tha se njerëzit merren me atletet e kryeministrit dhe brekushet, duke shmangur vëmendjen tek problemet kryesore.

“Keni 20 vjet që merreni me atletet, brekushet, karagjozllëqet. E patë çfarë ndodhi dje në Parlament, po vdesin njerëzit nga covid, apo deklarata tjetër që ca do t’i trajtojmë ca nuk do t’i trajtojmë. Merremi me brekushe dhe atlete dhe harrojmë gjërat e tjera më të rëndësishme”- shtoi Presidenti.

Sipas Metës, rrëzimi i dekretit të Presidentit, akti i djeshëm ishte një përpjekje për të nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga shinat e integrimit.

Ai është peng. Ky është peng. Është pjesë e një projekti prej 20 vitesh. Është një projekt që lidhet me kombin shqiptar, i cili u faktorizua pas luftës së Kosovës. Ku jemi tani? Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo perspektivë evropiane që ekziston. Michel flet edhe me Kimin e Koresë së Veriut. Negociatat Mali i Zi i ka nisur që në 2012. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur 30 e ca kapituj. Mos ke marrë porosi që prishja kur do t’i sqarojë gjërat siç duhet. Më thuaj të iki në një televizion tjetër”, tha Meta në “Zonë e Lirë”.

Kreu i shtetit tha se populli shqiptar do të vendosë vetë për fatin e vet nëpërmjet referendumeve. “Ilir Meta jep fjalën siç ia thashë shoqërisë civile që Shqipëria nuk i lihet më as Edi Ramës, as Ilir Metës dhe as Lulzim Bashës. Populli shqiptar do të vendosë me referendum. Përfaqësuesit e popullit shqiptar nuk e kanë ushtruar siç duhet këtë sovranitet”, shtoi ai.