Meta nxjerr dekretin e ri, ja kur do mbahen zgjedhjet në Shqipëri


Gazeta Express
27 Qershor 2019 14:37

Në një dalje për mediat, Presidenti Ilir Meta bëri publik dekretin e ri për zgjedhjet lokale.

Meta tha se dekreti i ri për datën e re e të zgjedhjeve është 13 tetori.

Sipas tij kjo është dita më e shpejtë para marrjes së vendimit për hapjen apo jo të negociatave.

“Dola në këtë konferencë për dekretin për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. 

Arsyeja e dytë është sepse siç e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18″, tha Meta.

Te fundit


Kthehu lart