“Meta nga momenti që është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës”


Gazeta Express
15 Qershor 2019 17:01

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës reagoi në lidhje me mocionin e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës.

Tedi Blushi shkruan se Meta është zgjedhur President nga një parlament legjitim, jo nga ky i sotmi.

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës.

Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!”, shkruan ai.

Te fundit


Kthehu lart