Meta: Nëse Kushtetuesja ligjëron 30 qershorin, atëherë ka rënë gjykata


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 8:05

Disa herë siguroi se do të jetë në Presidencë deri në 24 korrik 2022. Por Ilir Meta tha se ende nuk e kishte menduar se çfarë do të bënte më pas, do dilte në “pension” nga politika apo do të vazhdonte.

“Unë për të menduar për këtë gjë nuk kam patur kohë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi ku do të jetë ilir Metë në 25 korrik. Unë mendoj se ku do të jetë Shqipëria”, tha kreu i shtetit mbrëmjen e djeshme në opinion.

Presidenti theksoi se zgjidhjen e krizën e shikonte tek zgjedhjet e lira, por sipas tij në kohën kur ai kërkonte dialog askush nga palët nuk e dëgjoi. Por çfarë rrezikon vendi, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme?

“Nëse Gjykata Kushtetuese do marri një vendim të tillë, atëherë është e qartë se ka rënë Gjykata Kushtetuese. Do të presim shumë vite dhe do të shtohen shumë kushte të tjera për në BE. Të gjithë e dimë se zgjedhjet ishin të paligjshme, e ka konfirmuar raporti i OSBE/ OHDIR, që ka thënë se mos publikimi i dekretit të presidentit në fletoren zyrtare është i paligjshëm. E ka thënë qartë që i vetmi institucion që gjykon dekretin është Gjykata Kushtetuese. Përderisa Gjykata Kushtetuese nuk ishte dekreti ishte në fuqi. Dekreti i presidentit nuk u rrëzua nga asnjë gjykatë, e ka thënë dhe Venecia”, tha Meta.

Te fundit


Kthehu lart