Meta: Ministrja Gjonaj të japë dorëheqje, të hënën e kallëzoj në SPAK - Gazeta Express
string(67) "meta-ministrja-gjonaj-te-jape-doreheqje-te-henen-e-kallezoj-ne-spak"

Meta: Ministrja Gjonaj të japë dorëheqje, të hënën e kallëzoj në SPAK

Gazeta Express

21/02/2020 15:00

Presidenti i Republikës Ilir Meta doli në një deklaratë shtypi për mediat, ku u shpreh se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkelur ligjin dhe se pret prej saj, deri të hënën dhënien e dorëheqjes.

Ai u shpreh se nëse kjo nuk ndodh atëhere do dërgojë në SPAK ministren dhe disa zyrtarë.

Lexo Edhe:

“Partnerët janë njohur me shkeljet nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë tentativë për grusht shteti, bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejt Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep presidentit. Gjonaj ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të KED-së, por nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte. Sipas kushtetutës, vendimet e KED-së nuk botohen në fletoren zyrtare por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Ajo, bashkë me zyrtarë të lartë ka kryer disa vepra penale. Do të dorëzojmë kallëzim penal në SPAK ndaj Gjonaj dhe disa zyrtarëve.

Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e presidentit.

Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj”, u shpreh Meta.