Meta me tone të ashpra: Ka një zgjidhje për Ramën e disa palaço ndërkombëtarë, referendumi


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 13:24

Pas takimit me ish- Presidentin, Bujar Nishani, kreu i Shtetit Ilir Meta foli vetë për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese duke hedhur akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve.

Duke folur për vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.

 “Jam me deklaratën e Blushit tim. Zero surprizë nga vetingu i partisë. Nuk jam i habitur që ditën e parë kur ka hyrë në zyrë ka pasur presione të drejtpërdrejta të bëhet pjesë e puçit.

Ka vetëm një zgjidhje Për Edi Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi.

Ata të dalin me Edi Ramën unë do dal me popullin sepse nesër është dita kur populli shqiptar votoi me Presidentin.

Nëse doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese,

SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani.

I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar”, tha Meta.

Te fundit


Kthehu lart