Meta: Kriza politike po sjell pasoja tepër të rënda në ekonomi, duhet reflektim urgjent


Gazeta Express
15 Maj 2019 12:37

Kreu i Shtetit, Ilir Meta nga qyteti i Skraparit foli për çeljen e sezonit turistik dhe krizën politike në vend.

Meta u shpreh se kriza politike po ndikon drejtpërdrejt në ekonomi dhe kjo tashmë po ndihet pasi ka pasur anulime të rezervimeve.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”, shprehet Meta.

Te fundit


Kthehu lart