Meta kritika opozitës: E lanë Presidentin të ekspozuar ndaj një bande


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 23:03

Presidenti, Ilir Meta, nuk është kritik vetëm me mazhorancën por edhe me opozitën. Sipas tij, kjo e fundit është më pranë qeverisë sesa presidentit.

Meta: PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë sesa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë.

Meta thotë se me djegien e mandateve, PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes se institucioneve nga Rama, ndërsa Presidentin e kanë lënë të ekspozuar ndaj një bande.

Meta: Por unë do të flas dhe me popullin dhe ta dijnë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit.

Deklaratat Meta e bëri gjatë një interviste në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Te fundit


Kthehu lart