Meta: Hap pozitiv konsensusi, reforma e njëanshme zgjedhore do kishte pasoja - Gazeta Express
string(74) "meta-hap-pozitiv-konsensusi-reforma-e-njeanshme-zgjedhore-do-kishte-pasoja"

Gazeta Express

07/06/2020 12:15

Meta: Hap pozitiv konsensusi, reforma e njëanshme zgjedhore do kishte pasoja

Gazeta Express

07/06/2020 12:15

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish arritjen e një dakordësie për reformën zgjedhore, duke deklaruar se konsensusi ishte një hap i rëndësishëm.

Meta shtoi se shumë qytetarë kanë pritur më shumë ndryshime thelbësore në këtë reformë, por sidoqoftë fakti se kemi do të kemi një reformë zgjedhore konsensuale dhe jo të njëanshme, është pozitive pasi në të kundërt, do të kishte pasoja.

Lexo Edhe:

“Mendoj se është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, pasi kam parasysh se cilat do ishin pasojat nëse nuk do kishte marrëveshje midis palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, pasi kanë pritur ndryshime edhe me thelbësore, por sidoqoftë fakti qe kemi një marrëveshje konsensuale është shume pozitive. Pasi do të kishte pasoja nëse do kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, theksoi Meta.

Deklaratat e tij u bënë nga Laçi ku ka vlerësuar  Famullinë e Shën Mhillit me Dekoratën “Nënë Tereza”.