"Rrumbullaku zbret në terren", Meta e Berisha udhëheqin protestuesit drejt kryeministrisë: Mesazhet për BE- në - Gazeta Express
string(107) "rrumbullaku-zbret-ne-terren-meta-dhe-berisha-udheheqin-protestuesit-drejt-kryeministrise-mesazhet-per-be-ne"

“Rrumbullaku zbret në terren”, Meta e Berisha udhëheqin protestuesit drejt kryeministrisë: Mesazhet për BE- në

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 11:56

Kryetari i Partisë Demokatike Sali Berisha si dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë nisur marshimin me turmën protestuese drejt kryeministrisë.

Me pankarta dhe flamuj kombëtar dhe të BE-së në duar qytetarat janë drejtuar drejt Bulevardit “Dëshmorit e Kombit”.

Lexo Edhe:

“Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestuesit.

Protesta e opozitës zhvillohet në njëjtë kohë me Samitin e BE, ku 27 liderë janë bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar.

Gjithashtu drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në terren.

Siç shihet nga pamjet Rrumbullaku po jep instruksionet e tij te vartësit, për të garantuar rendin dhe sigurisë, për të dyja këto ngjarje që po ndodhin njëkohësisht në Tiranë.

Kujtojmë se protesta e opozitës pritet të nisë në 12:00.

/Gazeta Express