Meta dorëzon sot kallëzimin penal për Ministren e Drejtësisë - Gazeta Express
string(60) "meta-dorezon-sot-kallezimin-penal-per-ministren-e-drejtesise"

Meta dorëzon sot kallëzimin penal për Ministren e Drejtësisë

Gazeta Express

24/02/2020 12:20

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, ka lajmëruar se këtë të hënë Presidenti Ilir Meta do të dorëzojë në prokurorinë e posaçme (SPAK), një kallëzim penal për Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.”- shkruan Blushi.

Lexo Edhe:

Çfarë tha Meta- Gjonajn

“Në këtë tentativë për grusht shteti bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejte Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep Presidentit.

Sipas kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në Fletoren Zyrtare, por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë që përmes falsifikimeve ka konsumuar disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë do depozitoj kallëzimin penal për Etilda Gjonaj.

Ajo e ka humbur besimin e Presidenti dhe do mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me ligjin si ish-ministre”