Meta apel Ramës: Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika! Reflekto!


Gazeta Express
27 Qershor 2019 15:02

Duke folur për datën e re të zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta u shpreh se ka bërë maksimumin për të evituar një konflikt dhe për të mos pasur zgjedhje pa opozitën.

Teksa dekretoi 13 tetorin si datën e re Meta u shpreh se në orët në vijim pret një reflektim nga kryeministri.

“Synoja të dekurajoja përshkallëzimin e tensionit, kam që në 10 qershor që kam pritur në radhë të parë kryeministrin për të diskutuar për këtë mundësi që duhet t’i jepnim partive të opozitë pjesëmarrjen në zgjedhjet gjithëpërfshirëse. Unë nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, po jam këtu për të bërë maksimumi që të evitojmë një konflikt nga të gjitha anët. Dje në mbrëmje u detyrova që t’i kërkoja zyrtarisht dhe formalisht Ramës dhe Bashës një takim.

Deri më tani për të marrë vendimin e një date të re ka qenë mungesa e reagimit nga ana e Ramës. Përgjigjja e tij ka qenë se ishte shumë i zënë me fushatë, por unë isha i gatshëm në çdo kohë për të diskutuar se për mua ka qenë më e rëndësishme paqja e vendit, imazhi i Shqipërisë, e ardhmja e vendit. Më vjen keq për reagimin e tij, por nuk do të humbasë asnjëherë qetësinë. Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, ai e di më mirë se kushto që di të ndajë anën personale, shoqërore dhe familjare me anën shtetërore dhe institucionale, për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika.

Dua ti bëj të qartë se axhenda ime është axhenda e presidentit të Republikës, vend anëtar i NATO-s, që të dielën që vjen  nuk do të dalë nga rruga europiane.

Axhenda ime nuk është as axhenda të gjithë pushtetin sovjetëve, as axhenda Rama ik e Lulit Monës dhe Doktorit. Axhenda ime në raport me kryeministrin është e thjeshtë: Reflekto. Ashtu sikur unë jam në gjendje të bëj dallimin mes atij dhe Monikës edhe atij i kam kërkuar që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm mes atij si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryetar i PS-së”, tha Meta.

Te fundit


Kthehu lart