Met Gala që njihet si Oscar i botës së modës, prezanton për herë të parë edhe brendin MANGO!


Gazeta Express
15 Maj 2019 15:43

Për herë të parë në histori, Met Gala – që njihet si Oscar i botës së modës, ka mirëpritur brendin spanjoll MANGO.

Mango ishte e pranishme në ngjarjen më të rëndësishme në botë, në industrinë e modës, me krijimin e një veshjeje të veçantë për Sofía Sanchez de Betak, që është emëruar  ambasadorja e brendit.

Në Muzeun legjendar Metropolitan të Artit në New York u organizua kjo ngjarje nga Anna Wintour, Lady Gaga dhe Harry Styles si dhe bashkë-pjesëmarrësja Selena Williams, gjithashtu i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje ishte edhe drejtori kreativ i Gucci-t Alessandro Michele.

Ajo që e veçoi mbrëmjen ishte paraqitja e nocionit të MANGO-s si një fryt i gjallërisë me tone goditëse, pëlhura të ndërlikuara, detaje dhe një ndjeshmëri e veçantë e bazuar në botën teatrale.

Për të dhënë formë dhe artikuluar identitetin e këtij dizajni ekskluziv, Sofía Sanchez de Betak, ka punuar së bashku me stilistin Mimi Cuttrell dhe ekipin e dizajnit Mango për zhvillimin e tij.

 “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Mango. Me këto lloje projektesh ne duam të frymëzojmë klientët tanë dhe t’i tregojmë atyre një anë tjetër të brendit, duke prezantuar përvoja të tjera dhe duke i bërë ato pjesë të pikave historike për MANGO – n”, ka thënë Jan Rivera, Drejtori i Imazhit të Mango -s.

Përveç edicionit të kufizuar të modelit të veshur nga Sofía Sánchez de Betak në qilimin e kuq, janë prezantuar edhe koleksione të tjera, të frymëzuar nga tema Met Gala.

Sofía Sanchez ka bashkëpunuar me Mango për më shumë se dy vjet.

E lindur në Argjentinë, ajo është sipërmarrëse, drejtore arti, konsulente e modës dhe disenjatore.

Pasioni i saj për të udhëtuar, bukuria e saj magnetike dhe stili i saj, e kanë bërë atë  ikonë të modës.

NEW YORK, NEW YORK – MAY 06: Sofía Sanchez Barrenechea attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue)

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart