Messit i ofrohet numri '10' te Estudiantes pas spekulimeve për një largim nga Barça - Gazeta Express
string(81) "messit-i-ofrohet-numri-10-te-estudiantes-pas-spekulimeve-per-nje-largim-nga-barca"

Gazeta Express

06/07/2020 18:27

Messit i ofrohet numri ’10’ te Estudiantes pas spekulimeve për një largim nga Barça

Gazeta Express

06/07/2020 18:27

Juan Sebastian Veron ia kë bërë me dije Lionel Messi se numri 10 është duke e pritur te Estudiantes nëse ai dëshiron, edhe pse ish mesfushori i Argjentinës nuk beson se Leo do t’i ndajë rrugët me Barcelonën.

Ai thotë se askush nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e Messit, pas shumë e shumë gjërave që kanë ndodhur së fundmi në Barcelonë.

Lexo Edhe:

Leo ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2021 dhe në Spanjë vazhdojnë të rriten zërat se 33-vjecari nuk do të rinovojë, çka do të thotë se mund ta vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër.

Mesazhi i Veron për Fox Sports ishte: “Nëse dëshiron të vish këtu [Estudiantes], e ke numrin ‘10’ të siguruar”.

Ish-mesfushori i Inter, Chelsea e Manchester United tani është kryetar i Estudiantes.

Ai beson se në futboll gjithçka mund të ndodhë.

“Unë s’mund as ta imagjinoj atë jashtë Barcelonës, por këto janë gjëra që themi sot ndërsa nesër mund ta shohim atë duke u larguar dhe shkuar te një tjetër klub”.

“Realiteti është se vetëm ai ka dëshirën dhe vullnetin, dhe do të vendos sipas dëshirës, askush tjetër”. /Gazeta Express/