Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe - Gazeta Express
string(55) "messi-te-psg-al-khelaifi-jep-pergjigjen-shumekuptimeshe"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 14:36

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 14:36

Fjalët e Neymarit për Messin rindezën papritur thashethemet e merkatos në boshtin Barcelona-Paris. Përshtypja është se do të ndodhë diçka gjatë verës së ardhshme.

A do të shkojë argjentinasi në Paris apo braziliani do të kthehet në Katalunjë? Kjo mbetet për t’u parë.

Lexo Edhe:

Manchester City është gati ta bashkojë Messi me Guardiolën, por miqësia me Neymarin e ka lëkundur qëndrimin e “Pleshtit”.

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, i ngacmuar për thashethemet e fundit, ka komentuar shkurt: “Leo është lojtar i Barcelonës, asnjë koment më shumë”.

Përgjigja e presidentit të klubit francez në  një emisionin radiofonik në Francë, mund të lexohet ndryshe. Parataktikë? Nevoja për të mos u ekspozuar? Mosinteresim?

Ndërkohë, nga Madridi vazhdojnë të ngulmojnë për një transferim të mundshëm të Mbappesë te Reali (por kujdes, nëse Zidane largohet nga Reali, shanset për të blerë sulmuesin do të bien në mënyrë drastike), në këtë rast parizienët do të detyrohen të zëvendësojnë një “yll” me një tjetër.

Në Barcelonë pothuajse janë dorëzuar për kapitenin, i cili e ka kërkuar shitjen disa muaj më parë.

“Financiarisht, verën e kaluar do ta kisha shitur Messin. Shitja e Leos do të kishte ndihmuar arkat e klubit,” – tha Carles Tusquets, presidenti i përkohshëm i “blaugranave”, për RAC1, pas largimit të Bartomeut. Klubi do të duhet të përballet me një ulje drastike të pagave dhe lamtumira e Messit do të ndihmonte shumë financiarisht.” Tusquets ishte kategorik ku u pyet për blerjen e mundshme të Neymarit nga Barcelona: “Nëse do të vinte falas, mund të flisnim për këtë, përndryshe nuk ka para për ta blerë”.

Pavarësisht se cili do të zgjidhet president i Barcelonës muajt e ardhshëm, si qëndrimi i Messit ashtu edhe kthimi i Neymarit duken se janë të pamundur. Kjo është arsyeja pse shanset për ta parë “Pleshtin” te PSG po rriten dita-ditës. Sigurisht nëse e lejon Manchester City.