Messi shkëlqen me het-trik, 10+ nga Atletico


Gazeta Express
17 Mars 2019 22:38

Barcelona dhe Mesis kanë vazhduar me formën mbresëlënëse.

Në xhiron e 28 në La Liga, Barcelona mori pikët e plota në udhëtim te Real Betis, duke triumfuar 4-1, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi, raporton Gazeta Express.

10-shi magjik i Barcelonës realizoi tre gola, në minutat 18’, 45’ dhe 85’, kurse golin tjetër e shënoi Luis Suarez në minutën e 63’.

Golin e vetëm vendasit e shënoi Loren Moron në minutën e 82’.

Me këtë fitore, Barça ka shkuar në 10+ nga Atletico e 12 më shumë se Real Madridi. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart