“Messi s’do të pensionohet nesër” - Gazeta Express
string(30) "messi-sdo-te-pensionohet-neser"

Gazeta Express

06/12/2019 18:22

“Messi s’do të pensionohet nesër”

Gazeta Express

06/12/2019 18:22

Duhet ende kohë që Messi t’i varë atlet, jo edhe për një kohë sipas Valverdes

Pasi pranoi ‘Topin e Artë’, të gjashtin në karrierë, Lionel Messi tha se meqenëse është 32-vjeçar, kohë pas kohe duhet ta mendojë edhe pensionimin.

Lexo Edhe:

Për Ernesto Valverden është diçka normale, por është i sigurt se kjo s’do të ndodhë edhe shumë vite.

“Është diçka natyrale, është 32-vjeçar. Ai s’ka menduar të pensionohet nesër apo brenda tri ditëve. Por, kur arrini të 30-tat, e shihni se fundi është afër”, deklaroi Valverde.

701 ndeshje, 614 gola me Barcelonën dhe afër 300 asistime me të cilin klub ka fituar mbi 30 trofe, Messi do të përmendet gjatë në botën e futbollit si një ndër më të mirët në histori, nëse jo më i miri i të gjitha kohëve. /Gazeta Express/