Messi, për Ronaldon: “Ishte bukur me të në La Liga, shpresoj të shërohet nga COVID-19 dhe të luajë n’Champions” - Gazeta Express
string(105) "messi-per-ronaldon-ishte-bukur-me-te-ne-la-liga-shpresoj-te-sherohet-nga-covid-19-dhe-te-luaje-nchampions"

Messi, për Ronaldon: “Ishte bukur me të në La Liga, shpresoj të shërohet nga COVID-19 dhe të luajë n’Champions”

Gazeta Express

23/10/2020 11:16

Lionel Messi është hapur për rivalitetin me Cristiano Ronaldo, duke e quajtur “duel special” dhe shpreson që CR7 ta shërohet dhe të luajë javën tjetër në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 sërish të enjten dhe duket sikur ai do të humbasë ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Lexo Edhe:

Natyrisht, kjo do t’i dëshpërojë miliona fansa që shpresojnë t’i shohin sërish kundër njëri-tjetrit në fushë, diçka të tillë e do edhe vet Leo Messi.

Në një intervistë për DAZN para “El Clasicos” të shtunën, Messi pati vetëm fjalë të mira për Ronaldon.

“Dueli me Cristiano Ronaldon ka qenë special, do të kujtohet gjithmonë”, tha ai. “Zgjati shumë vite dhe nuk është e lehtë të qëndrosh në ato nivele për një kohë të gjatë”.

“Ekipet tona gjithashtu kanë qenë shumë kërkuese; Real Madrid dhe Barcelona, dy klubet më të forta në botë. Rivaliteti, garimi për shumë vite do të mbetet gjithmonë. Dueli mes meje dhe Cristiano Ronaldos ka qenë shumë i mirë dhe mendoj se e kanë shijuar edhe njerëzit”.

“Është e kuptueshme, kur Cristiano luante për Real Madridin, ndeshjet ishin më speciale, kundër tyre gjithmonë janë, por me Ronaldon në fushë ishte ndryshe”. “Të mërkurën mund të ketë një tjetër sfidë, shpresojmë që Cristiano të jetë atje dhe të rikuperohet nga COVID-19”. /Gazeta Express/