Messi, pasi Liverpooli shënoi pas 7 minutave lojë “s’mund të na ndodhë ajo që na ndodhi me Romën”


Gazeta Express
24 Maj 2019 18:57

Messi ka treguar se është duke e përjetuar rëndë eliminimin nga Champions League.

Barcelona kishte epërsi fantastike nga ndeshja e parë gjysmëfinale, pasi e mposhti 3-0 Liverpoolin në “Camp Nou”.

Por, në “Anfield”, ndodhi ajo që i kishte ndodhur Barcelonës edhe në vitin 2018 – Liverpooli përmbysi rezultatin dhe fitoi 4-0, ashtu si Roma një vit më parë, nga 4-1 (Camp Nou), në 3-0 (Olimpico).

Lionel Messi ka dal në konferencë për media para finales së Copa del Rey të shtunën, ku Barcelona do t’i matë forcat me Valencian.

Messi, që u shfaq para gazetarëve për herë të parë pas 4 vitesh, e pranoi se humbja 4-0 nga Liverpooli në Champions League, prishi sezonin e katalunasve.

Madje, me të pranuar golin e parë, 31-vjeçarit i kishte shkuar mendja te eliminimi i Romës, dhe ashtu ndodhi edhe në Anfield.

“Ajo që kemi përjetuar ishte shumë e ngjashme me atë në Romë, enisëm ndeshjen dhe ata shpejt shënuan një gol dhe në ato momente mendoni ‘se s’mund të na ndodhë sikur me Romën’. Reaguam mirë sepse pjesa e parë nuk ishte aspak e keqe. Në të dytën nuk konkurruam, ky ishte gabimi më i madh. Sido që të jetë, s’do të luajmë në finale dhe duhet ta lëmë këtë të shkojë”, tha Messi.

Ai e pranon se ajo që ndodhi në Anfield, zbehi sezonin, dhe u bë edhe më hedhur sepse ndodhi ngjashëm dy vite me radhë.

“Po, sepse ishim afër finales. Të gjithë kishim mendjen te Championsi dhe për këtë zhgënjimi është edhe më i madh, sidomos përsëritja e asaj që ndodhi me Romën. Por, duhet të vazhdojmë para dhe jemi afër të një tjetër dopiete. Kuptohet, ndjehemi çuditshëm për shkak të asaj që ndodhi”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart