Messi nuk mjafton, Argjentina e fillon me barazim Copa Amerika - Gazeta Express
string(61) "messi-nuk-mjafton-argjentina-e-fillon-me-barazim-copa-amerika"

Futboll

Gazeta Express

15/06/2021 1:00

Messi nuk mjafton, Argjentina e fillon me barazim Copa Amerika

Futboll

Gazeta Express

15/06/2021 1:00

Argjentina e ka filluar me barazim ndeshjen e parë në Copa Amerika duke barazuar 1-1 kundër Kilit. Messi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në këtë ndeshje, ku ai shënoi gol dhe disa herë krijoi shanse për bashkëlojtarët e tij. Vargas shënoi golin e dytë për Kilin

Argjentina ka barazuar në ndeshjen e parë të Copa Americas kundër Kilit.

Lexo Edhe:

Gjithçka filloi më mirë për Argjentinën, të cilët sulmonin vazhdimisht portën e kilianëve. Megjithatë goli do të vinte në minutën e 33-të.

Lionel Messi do të shënonte nga goditja e lirë, një gol të bukur që do ta dërgonte Argjentinën në pushime me një gol epërsi.

Në pjesën e dytë, Kili filloi më mirë dhe arriti që të barazonte rezultatin.

Një depërtim i Vargas në zonë bëri që në të te shkaktohet penallti në minutën e 57-të te ndeshjes. Vidal e mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie, goditjen e të cilit do ta priste Emiliano Martinez, por që pas kthimit të topit gol shënoi Vargas.

Minutat e mbetur ishin më të mira për Argjentinën që kërkonin golin e fitores, derisa kilianët kërkonin që të rrezikonin me anë të kundërsulmeve. Messi krijoi dy shanse të mira për Gonzalez, por ky i fundit nuk arriti që t’i shndërroi në gol këto dy mundësi.

Deri në und të lojës Argjentina rrezikoi disa herë dhe edhe pse ndeshja pati 7 minuta shtesë argjentinasit nuk arritën që ta fitojnë këtë ndeshje. /GazetaExpress/