Messi: “Nuk kam premtuar se do ta fitojmë Championsin…”


Gazeta Express
24 Maj 2019 19:17

Messi thotë se asnjëherë s’ka premtuar se Barcelona do ta fitojë Championsin, por që do të tentojnë dhe do të japin gjithçka.

Në konferencë për media, para finales së Copa del Rey mes Barcelonës e Valencias, Lionel Messi ka folur për shumë tema – më së shumti për eliminimin nga Champions League.

Ai u pyet edhe për premtimin që bëri në gusht të vitit 2018.

Në trofeun Gamper folët për Kupën e bukur… a je penduar? Nuk kam premtuar se do ta fitojmë Champions Leaguen, kam premtuar që do të japim gjithçka që është e mundur. Jemi të dëshpëruar që nuk ia dolëm. Duhet të kërkojmë falje, jo që humbëm, por që nuk konkurruam”, tha Messi.

Messi ka zhvilluar një sezon fantastik, së bashku me Barcelonën – por e ka pranuar se “Liverpooli prishi gjithçka”.

Leo deri më tani ka shënuar 50 gola në 49 ndeshje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës. Me një fjalë, Messi ka kontribuar në 79 gola këtë edicion për Barcelonën. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart