Messi nuk është duke e marrë në konsiderim kthimin në Barcelonë - Gazeta Express
string(63) "messi-nuk-eshte-duke-e-marre-ne-konsiderim-kthimin-ne-barcelone"

Messi nuk është duke e marrë në konsiderim kthimin në Barcelonë

Futboll

Gazeta Express

09/12/2022 8:39

Muajve të fundit ka pasur shumë thashetheme që argjentinasi dëshiron të kthehet në Kataloni, por gjërat nuk duket se janë duke shkuar në këtë drejtim

Destinacioni i yllit Lionel Messi do të varet shumë nëse ai e fiton apo jo Botërorin.

Lexo Edhe:

Sipas asaj që shkruan El Nacional, transmeton GazetaExpress, legjenda e futbollit ika thënë ish klubit të tij, Barcelona, se ai nuk do t’i ribashkohet atyre pavarësisht rezultatit të arritur në Katar.

Raporti thekson që nëse Messi e fiton Botërorin ai do të kalojë në Inter Miami në MLS për dy sezone para se të pensionohet.

Nëse ai dështon ta arrijë këtë detyre, ai do ta zgjasë kontratën e tij me PSG edhe për një vit tjetër, deri më 2024, me shpresën se do ta fitojë Ligën e Kampionëve përsëri. /GazetaExpress/