Sergio Ramos dhe Lionel Messi janë futbollistët e vetëm aktiv në La Liga që kanë shënuar gola në 17 sezone në Spanjë.
Sa herë që zbret në fushë, sa herë që e dërgon topin në rrjetë, Lionel Messi do të barazojë apo thyejë një rekord.
Pas Sergio Ramos, edhe Messi ka arritur të hyjë në mesin e më të mirëve në histori të La Ligës.
Me golin kundër Villarreal, të parin për këtë edicion (2020/21), Leo është bërë vetëm futbollisti i katërt në histori të La Ligës që shënon në 17 sezone me radhë, pas Agustín ‘Piru’ Gaínza (19), Carlos Alonso, ‘Santillana’ (17) dhe Sergio Ramos (17).
17 – Lionel Messi has become the fourth player in LaLiga history to score in 17 consecutive seasons, after Agustín ‘Piru’ Gaínza (19), Carlos Alonso, ‘Santillana’ (17) and Sergio Ramos (17). Infallible. pic.twitter.com/IBZyvC0RGZ
— OptaJose (@OptaJose) September 27, 2020
Leo mund të mos e kishte arritur këtë nëse Barcelona do t’ia kishte plotësuar kërkesë gjatë verës, që ishte të largohet nga klubi i fëmijërisë. Por, Josep Bartomeu insistoi, dhe Leo sot vazhdon ta veshë fanellën e Barçës, të paktën deri në vitin 2021, kur t’i skadojë kontrata. /Gazeta Express/