“Messi mund të marrë rrolin e Xavit te Barcelona” - Gazeta Express
string(47) "messi-mund-te-marre-rrolin-e-xavit-te-barcelona"

“Messi mund të marrë rrolin e Xavit te Barcelona”

Gazeta Express

28/05/2020 23:25

Me largimin e Xavit, Barcelona bleu shumë mesfushorë, sidomos edhe pas lamtumirës së Andres Iniestas.

Por, asnjëherë nuk arritën që të gjejnë shtyllën e duhur për mesfushë, siç e kishin për më shumë se një dekadë me lojtarët e lartpërmendur.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, sipas Domenec Torrent, ish asistentit të Pep Guardiolës, Lionel Messi mund ta mbulojë pas disa viteve atë hapësirë të lënë bosh.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent. Shpesh, ai kthehet shumë për të marrë topin. Pas disa vitesh, ai mund të luajë si Xavi nëse do të dëshironte”, u shpreh Torrent.

“Ai nuk e humb topin, jep asistime, është kujdesur për trupin e tij gjatë gjithë karrierës”.

“Nëse luan në një pozitë më të thellë (mesfushë) kur logjikisht fillon të humbasë ritmin, ai mund të luajë si mesfushor qendror ose kudo që dëshiron dhe do të bënte mirë edhe në atë pozicion”.

“Për mua, Leo është i pakrahasueshëm. Nuk mendoj se do të shoh një si ai më në jetën time. Për më shumë, ai ka qenë në nivele të larta për 15 vite”. /Gazeta Express/