“Messi ma dha Topin e Artë, jemi si një familje”, sigurimi i legjendës argjentinase zbulon prapaskena - Gazeta Express
string(97) "messi-ma-dha-topin-e-arte-jemi-si-nje-familje-sigurimi-i-legjendes-argjentinase-zbulon-prapaskena"

Futboll

Gazeta Express

16/07/2025 13:51

“Messi ma dha Topin e Artë, jemi si një familje”, sigurimi i legjendës argjentinase zbulon prapaskena

Futboll

Gazeta Express

16/07/2025 13:51

Sigurimi i famshëm i Lionel Messit, Yassine Cheuko ka folur për eksperiencën me yllin argjentinas.

Ai ndihet si pjesë e familjes së yllit argjentinas, ndërsa ka zbuluar prapaskena dhe të pathëna nga marrëdhënia me tetë herë fituesin e Topit të Artë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, e ka kujtuar edhe një rast kur e kishte emocionuar ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint-Germainit, aktualisht pjesë e Inter Miamit, kur e kishte shpallur si “bodyguard” (sigurimi) më i mirë në botë.

“Messi nuk më konsideron mua veç si sigurim, por edhe si shok. Ne flasim, qeshim dhe e njohim personalitetin e njëri-tjetrit.”

“Ai gjithmonë me fton në drekë dhe më trajton mjaft mirë.”

“Kur ai e fitoi Topin e Artë, ishim të aeroplan dhe më tha: ‘Yassine Carry, mbaje Topin e Artë në duart e tua!’ I thashë: ‘Ok…’ Në fillim, mendova se dëshironte t’ia vendosja diku tjetër.”

“Më pas, kur e mora trofeun, ai iu tha djemve dhe gruas së tij: ‘Fitues i Topit të Artë për bodyguard (sigurimin) më të mirë në botë është Yassin.’ Ishte një moment i bukur dhe fjalë që s’do t’i harroj kurrë nga futbollisti më i mirë në botë.”

“Ndihem si të isha pjesë e familjes së tij dhe mundohem fort që ta mbroj jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik, sepse ai më beson shumë dhe sa më përket mua, unë jap gjithçka që ta kem krejt fokusin tek ai. Ai është mjaft kokulur dhe modest.” /Gazeta Express