Messi: kështu s’mund të shkojmë larg në Champions League - Gazeta Express
string(54) "messi-keshtu-smund-te-shkojme-larg-ne-champions-league"

Messi: kështu s’mund të shkojmë larg në Champions League

Gazeta Express

20/02/2020 17:25

Championsin e do edhe këtë vit Barça, por kapiteni i katalunasve e di se tani për tani, me këtë formë të skuadrës dhe gjithçka që po ndodh në klub – objektivi është i paarritshëm…

Lionel Messi është i vetëdijshëm se me situatën dhe formën aktuale, Barça s’mund të shkojë larg në Ligën e Kampionëve, trofe që i mungon që nga viti 2015 dhe ishin afër sezonin e kaluar, pas fitores së parë kundër Liverpoolit prej 3-0 në gjysmëfinale, por ‘Redsat’ përmbysën gjithçka në sfidën e kthimit.

Lexo Edhe:

Leo u hap për shumë tema në një intervistë të gjatë për ‘Mundo Deportivo’.

“Është e vërtetë se nëse duam të kualifikohemi në Champions League, duhet të rritemi si skuadër, sepse mendoj që sot, nuk është e mjaftueshme për ne që të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Leo.

Messi deri më tani ka shënuar 19 gola në 27 paraqitje, shifra jo të zakonshme tani për tani pasi vazhdimisht ka shënuar mbi 50 e 60 gola në sezon. /Gazeta Express/