Messi i lë gojëhapur me një gol madhështor, tifozët e Betisit i duartrokasin pareshtur


Gazeta Express
18 Mars 2019 8:49

Një moment i veçantë për një lojtar të veçantë.

Madje edhe tani, dy dekada pas shpërtheu në skenë, Lionel Messi është ende në gjendje të bëjë paraqitje marramendëse si ajo të dielën mbrëma kundër Real Betisit, që të lë të habitur sesa i mrekullueshëm është vërtet ai, transmeton Gazeta Express.

Superylli argjentinas shënoi het-trik në fitoren 4:1 të Barçës kundër Betisit të dielën në Sevilla, duke e çuar në 10 pikë epërsinë e skuadrës së tij në krye të La Ligës, ndaj përcjellësit të parë, Atletico Madridit.

Betisi e kishte mposhtur Barçën në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Camp Nou, ama ndeshja e dytë në Sevilla ishte krejtësisht tjetër, falë Messit.   

Messi hapi serinë e golave kur shënoi nga gjuajtja e lirë duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar pas një gjuajtje të përkryer në cepin e portës 18 minuta brenda takimit. Ai e dyfishoi epërsinë pak para pushimit mes pjesëve pas një kombinim fantastik me Luis Suarezin.

Suarezi e shënoi golin e tretë të Barçës pas një ore lojë pas një depërtimi mbresëlënës individual. Edhe pse Betisi shënoi një herë dhjetë minuta para fundit përmes Loren, por fjalën e fundit e pati Messi, me golin më të mirë të mbrëmjes.

Argjentinasi mori një top në skaj të 16-metershit dhe e paraboloi portierin duke ia vulosur fitoren 4:1 Barçës.

Duke qenë në dijeni të plotë se po përjetonin madhështinë, tifozët e Betisit e brohoriten emrin e Messit nga tribunat e stadiumit Benito Villamarin, dhe shumë prej tyre i dhanë duartrokitje. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart