“Messi do të jetë lojtar i PSG-së vitin tjetër” - Gazeta Express
string(45) "messi-do-te-jete-lojtar-i-psg-se-vitin-tjeter"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 23:54

“Messi do të jetë lojtar i PSG-së vitin tjetër”

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 23:54

Lionel Messi do të luajë për Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm

Kështu mendon njeri prej gazetarëve dhe analistëve të njohur të sportit, Daniel Riolo, i cili e ka dhënë lajmin për RMC Sport të enjten në mbrëmje

Lexo Edhe:

Francezi beson se Messi, të cilit i skadon kontratë në fund të qershorit 2021, pritet të kalojë tek kampionët francez – madje ai ka shkuar aq larg saqë atë që e thotë është “shumë serioze” do të ndodh.

Lajmi bombë vjen pasi që ylli i PSG-së, Neymar e ka shprehur dëshirën që të luaj përsëri me Messi dhe këtë e ka thënë pas fitores 3-1 kundër Manchester Unitedit në Old Trafford.

“Ajo çka dua më se shumti është që të luaj prapë me Messi, që ta shijoj përsëri fushën bashkë me të”, tha braziliani për ESPN pasi që shënoi dy gola për PSG.

“Ai mund të luajë edhe në vendin tim. Ai nuk do të këtë asnjë problem, jam i sigurt. Dëshiroj të luaj me të përsëri dhe jam i sigurt për këtë, që sezonin e ardhshëm ne do të bëjmë këtë”.

Neymar dhe Messi, bashkë me Luis Suarez, ishin të pazëvendësueshëm te Barcelona dhe produkti i akademisë së Santos ishte lidhur me një rikthim në skuadrën katalunase.

Megjithatë, gjërat ndryshuan pasi që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, duket se tani do të largohet nga Barça pasi që dorëzoi kërkesën për largim gjatë afatit kalimtar të verës.

RMC, siç transmeton Get French News, thotë se Neymar ka kontaktuar me Messi dhe është duke u përpjekur që ta sjell atë në kryeqytetin francez – ku ai beson se të dy do ta fitonin Ligën e Kampionëve ashtu siç bën në Barcelonë më 2015.

“Këtë verë, Neymar bëri gjithçka që Messi të shkon në Paris. Ai i tha atij që do të ishte i lumtur që t’i bashkohej PSG dhe se klubi e ka strukturuar mirë vetveten prej që ai ka shkuar atje. Messi kishte hezituar”, ka thënë një burim i afërt me Neymar.

“Ai kishte menduar për këtë. Neymar dëshiron të luajë përsëri me të dhe dëshiron që ai të shkojë në PSG verën e ardhshme por do të jetë një marrëveshje e vështirë pasi që gjithkush e dëshiron Leson”.

Messi është i lirë të flet me klube që në janar kurse në verë do të mund të largohet pa para nga Barcelona. /GazetaExpress/