Messi, Benzema e Modric, mësoni cilët janë disa nga lojtarët që mund të largohen në verë me parametra zero - Gazeta Express
string(104) "messi-benzema-e-modric-mesoni-cilet-jane-disa-nga-lojtaret-qe-mund-te-largohen-ne-vere-me-parametra-zero"

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 20:31

Messi, Benzema e Modric, mësoni cilët janë disa nga lojtarët që mund të largohen në verë me parametra zero

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 20:31

Padyshim, ndër çështjet më të nxehta momentalisht në botën e futbollit janë rinovimet e kontratave të lojtarëve elitarë, të cilët priten ta kthjenë një verë shumë të “nxehtë” këtë të ardhshme, teksa emra si Messi, Benzema e Luka Modriç janë në prag të skadimit me klubet e tyre.

Pushimi për ndeshjet e ekipeve kombëtare është gjithashtu një mundësi,për të bërë një bilanc të kontratave që skadojnë në fund të sezonit.

Lexo Edhe:

Fillimit është Lionel Messi, me “pleshtin” të cilit i skadon kontrata në qershor dhe deri më tani nuk ka “ndërmend” të nënshkuar një konktratë të re me francezët.

Pas tij vijnë Karim Benzema e Luka Modric të cilët skadojnë po në qershor me “galaktikët”, mirëpo priten të marrin një kontratë, por deri tani asnjë konfirmim.

Nga Italia, në përfundim të kontratave janë Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic nga Milan, Di Maria i Juventus është gjithtashtu në pikëpyetje, ndërsa Milan Skriniar e ka “ndarë” mendjen dhe në korrik do të kalojë te francezët e PSG.

Gjithsesi gjithçka pritet të vendoset në verë, ku do të shohim nëse këta yje do të vijojnë qëndrimet në skuadrat respektive apo do të hidhen në kërkim të “aventurave” të reja. /i.m /abcnews.al