Messi 13 vjeç – Intervista me yllin e ardhshëm të Barcelonës


Gazeta Express
17 Prill 2019 10:59

Atëherë lojtari i akademisë së Newellit, tani ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e kishte dhënë një intervistë në moshën 13-vjeçare, kur kishte folur për heronjtë e tij, gjërat që i pëlqenin e ato që nuk i pëlqenin, si dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.

Ata që e kishin parë Lionel Messin duke luajtur kur ai ishte ende fëmijë kishin parashikuar gjëra të mrekullueshme për lojtarin e akademisë së Newellit, që preferonte të luante me këmbën e majtë, transmeton Gazeta Express.

Këto parashikime, Messi i arriti gjatë karrierës së tij e madje edhe i kaloi shumë prej tyre. Edhe kur ishte vetëm 13 vjeç, argjentinasi po jepte intervista dhe përgjigjet e tij e dëshmonin se ai ishte më ndryshe sesa moshatarët e tij.

Pothuajse 19 vjet pasi Messi e kishte bërë këtë intervistë me gazetën e vendlindjes së tij, Diario la Capital, ai artikull i rigjet dhe është bërë viral në Argjentinë dhe në Spanjë. Nëntitullin e artikullit mund ta lexoni në vazhdim:

Lionel Messi është një lojtar në divizionin e dhjetë dhe është mesfushori sulmues i skuadrës. Ai nuk është i vetmi talent në akademinë e Newellit, por e ka një të ardhme të ndritur para vetes sepse, përkundër gjatësisë së tij, ai arrin t’i driblojë një, dy e tre lojtarë, të shënojë gola dhe mbi të gjitha e shijon veten me topin në këmbë. Sot, ai po zbulohet para botës.

Përgjigjet e Leo Messit:

Një hero: Dy heronj, babai im Jorge dhe kumbara Claudio

Një trajner: Të gjithë që i kam pasur sepse kam mësuar nga të gjithë (Gabriel, Morales, Dominguez, Vecchio dhe Coria)

Një trajner për ushtrime fizike: Pablo Sanchez

Një lojtar: Dy, vëllai dhe kushëriri im

Një ekip: Newell

Një hobi: Muzika

Një lloj i muzikës: Kuarteti dhe Cumbia

Një emision televiziv: Primicias

Një revistë: Pasion Rojinegra (revistë e tifoëve të Newellit)

Një libër: Bibla

Një film: Baby’s Day Out

Një sport tjetër: Hendbolli

Një modele: Nicole Neumann

Një ushqim: Pulë me sos

Një lëndë në shkollë: Spanjishtja

Një punë: Mësues i Edukatës Fizike

Një synim: Ta përfundoj shkollën e mesme

Një qëllim: Të luaj në ligën e parë

Një kujtim i lumtur: Kur u shpallëm kampionë

Një kujtim i hidhur: Vdekja e gjyshes

Një shpresë:  Të luaj në ligën e parë me Newell

Një kujtim: Kur gjyshja më dërgoi të luaj futboll për herë të parë

Një ëndërr: Të luaj për Argjentinën

Një përrallë për ta treguar: Kur shkuam në Peru dhe u shpallëm kampionë

Çfarë është përulësia?: Diçka që një person nuk duhet ta humbë asnjëherë

Ekipet e të rinjve të Argjentinës: Do të doja shumë të luaja për ta

Pritshmëritë për këtë sezon: Të shpallemi kampionë sërish

Familja: Babai im Jorge, nëna ime Celia, vëllezërit dhe motrat e mia, Rodrigo, Natalia dhe Marisoli

Shoqëria: Jam me fat që kam shumë shokë të mirë. Nëse do të tentoja t’i emëroj, do ta harrojë ndonjërin

Çfarë do të thotë Newell në jetën tënde: Gjithçka, absolutisht gjithçka

Te fundit


Kthehu lart