Mësoni studimet shkencore mbi cigaret elektronike - Gazeta Express
string(49) "mesoni-studimet-shkencore-mbi-cigaret-elektronike"

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 20:16

Mësoni studimet shkencore mbi cigaret elektronike

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 20:16

• Studimet e bazuara në fakte shkencore provojnë se përdorimi i cigareve elektronike është më pak i dëmshëm

• Normat e lënies së duhanit janë më të larta tek njerëzit e prirur ndaj cigareve elektronike

Lexo Edhe:

• Rezultatet janë nxjerrë nga studimet epidemiologjike dhe anketat e tregut

Me rëndësi brenda lajmit: Në Shqipëri, përdorimi i cigareve elektronike po njeh rritje të konsiderueshme,duke çuar drejt zëvendësimit në një shkallë të lartë tëcigareve tradicionale. Shumë prej përdoruesve po zëvendësojnë cigaren e zakonshme me atë elektronike për të minimizuar dëmet e mundshme. Disa studime tëfundit nga akademikë të mirënjohur në SHBA dhe Angli hedhin më shumë dritë për përdoruesit.

“Cigaret elektronike mund të kontribuojnë ndjeshëm në uljen e dëmit, drejt qëllimit fisnik për të rritur numrin e të rriturve që e lënë duhanin.”

Në këtë drejtim është e rëndësishme të theksojmë“dallimin midis cigareve  elektronike dhe produkteve të duhanit me ngrohje, ku këto të fundit janë provuar të sjellin një rrezik më të ulët në përdorim.

Ky është përfundimi i një analize studimore të botuar në revistën Nature Medicine, nënshkruar nga Kenneth E. Warner (Universiteti i Miçiganit), Neal L. Benowitz (Universiteti i Kalifornisë, San Francisko), Ann McNeill (King’s College London) dhe Nancy Rigotti (Shkolla Mjekësore e Harvardit).

Autorët raportojnë mbi studimet e kryera, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, se “përdorimi i cigareve elektronike ka sjellë një rritje të shkallës së ndërprerjes së duhanit në10-15%”, ndërsa Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA dhe një kërkim i pavarur i porositur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Angli arritën në përfundimin “që përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm se pirja e duhanit”.

Edhe një rishikim i Cochrane arriti në përfundimin se “dukej qartazi se normat e lënies së duhanit ishin më të larta tek njerëzit e prirur ndaj alternativave të nikotinës (cigaret elektronike) sesa tek ata të prirur për terapi zëvendësuese të nikotinës”.

Rezultate të ngjashme janë të marra nga studimet epidemiologjike dhe anketat e tregut sipas të cilave,kur rritet shitja dhe përdorimi i cigareve elektronike, ulen shitjet e cigareve tradicionale dhe anasjelltas.