Mësoni se a është migrenë apo dhimbje e rëndomtë e kokës


Gazeta Express
21 Qershor 2019 19:00

Termi çrregullim i dhimbjes së kokës përfshinë një numër të madh të gjendjeve të sistemit nervor, të cilat në përgjithësi manifestohen me simptoma të dhimbjes së kokës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, këto çrregullime prekin 50% të njerëzve në tërë botën. Shumë prej tyre e ngatërrojnë migrenën me një dhimbje të rëndomtë të kokës.

Ka shumë tipe të kokëdhimbjes, të cilat ekspertët i kanë ndarë në dy grupe, ato primare dhe sekondare. Dhimbjet primare të kokës i referohen një gjendje që manifestohet me dhimbje të kokës, fytyrës dhe qafës. Në anën tjetër, dhimbjet sekondare të kokës paraqiten si rezultat i ndonjë problemi tjetër shëndetësor, siç është infeksioni apo hipertensioni.

Dhimbja e kokës, që shkaktohet si pasojë e tensionit të lartë të gjakut prekë 42% të njerëzve në botë. Disa nga shkaktarët e kokëdhimbjeve primare janë: uria, depresioni, ankthi, mungesa e gjumit, artriti dhe stresi.

Shkaqet e kokëdhimbjeve sekondare janë: çrregullimet e gjumit, tumori, trauma, inflamacioni dhe traumat.

Përpos migrenës që është sëmundje kronike, ekziston edhe migrena abdominale. Kjo lloj migrene prek zakonisht fëmijë nga mosha 3 deri në 10 vjet. Ajo manifestohet me dhimbje abdominale, vjellje dhe marramendje.

Faktorët që e rrisin rrezikun e migrenës janë: historia familjare, depresioni, çrregullimet bipolare dhe çrregullimet e gjumit.

Mjekimet e migrenës dhe tipeve të tjera të kokëdhimbjes bëhen zakonisht me analgjetikë, apo lirues të dhimbjes. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart