Mësohet se kush do ta zëvendësojë mandatin prej deputeti të azilantit Nikolla Gruevski


Gazeta Express
11 Qershor 2019 11:01

KSHZ-ja fton Gjoko Kamçevin, deputet nga rradhat e VMRO-DPMNE-së, në vend të azilantit Gruevski

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot sipas gjitha gjasave pa votim të deputetëve vetëm do të konstatojë dorëheqjen me shkrim të azilantit – deputet Nikolla Gruevski.

Ai është në arrati dhe nuk mundet që të spjegojë dorëheqjen para deputetëve.

Xhaferi është koordinuar me të gjithë grupet parlamentare, ndërsa të njëjtën gjë sot do të duhet të bëjë edhe vetë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

KSHZ-ja për sot ka ftuar Gjoko Kamçevin nga Vallandova, i cili sipas listës është i ardhëshmi i VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet parlamentare të 2016.

Ai do të emërohet në vend të azilantit Gruevski. Kamçev edhe më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.

Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh. Prokurorja Vilma Ruskovska e kërkon si njërin ndër të dyshuarit dhe organizatorët për tentim vrasje për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill./ALSAT/

Te fundit


Kthehu lart