Mësohet se kur do të nënshkruhet marrëveshja BESA-LSDM - Gazeta Express
string(54) "mesohet-se-kur-do-te-nenshkruhet-marreveshja-besa-lsdm"

Mësohet se kur do të nënshkruhet marrëveshja BESA-LSDM

Gazeta Express

27/02/2020 9:39

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lëvizja BESA sot në ora 12 në Muzeun e Artit modern në Shkup do të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, përcjell Gazeta Express nga Koha.

Siç shkruanKOHA, dy partitë kanë tanimë janë dakorduar për pikat programore si dhe për pozitat e kandidatëve të lëvizjes BESA në listat për deputet në gjashtë njësitë zgjedhore.

Lexo Edhe:

Sipas marrëveshjes në njësinë zgjedhore numër gjashtë kreu I Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të jetë bartës i listës së kandidatëve për deputet të koalicionit me LSDM-në.

Po ashtu, bëhet e ditur se edhe në njësit numër 1, 2 dhe 5 BESA do të ketë pozita fituese në listat e kandidatëve për deputet, përcjell Gazeta Express nga Koha./B.Leka/