Mësohet klubi i ri i Griezmann, pas largimit nga Atletico Madridi


Gazeta Express
14 Maj 2019 23:42

Antoine Griezmann konfirmoi mbrëmjen e së martës se do të largohet nga Atletico Madridi në përfundim të këtij sezoni. Klubi i tij i ri do të jetë Barcelona, sipas mediave botërore.

Edhe pse vitin e kaluar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 25 milionë euro, superylli francez tani ka njoftuar edhe zyrtarisht se ndeshja e së shtunës kundër Levantes do të jetë e fundit për të në fanellën e Atleticos, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i fituesit të Kupës së Botës vjen në një kohë kur raportohet se Barcelona është duke përgatitur fortë të re për të. Griezmann e kishte refuzuar Barçën vitin e kaluar, para se të shkonte në Rusi për ta arritur lavdinë me Francën.

Raportohet se Barça po përgatitet t’ia paguajë Griezmannit klauzolën e lirimit, e cila, sipas Goal.com, do të jetë 130 milionë euro. Kjo do të ndodhë më 1 qershor, dhe pastaj ai do t’i bashkohet kampionit spanjoll, sipas Goal.com.

Ai ka thënë se Atletico do të jetë gjithmonë në zemrën e tij, në mesazhin e tij lamtumirës në Twitter.

“Pasi kam folur m Cholon, Miquel Angel dhe drejtuesit e tjerë, desha t’iu drejtohem edhe tifozëve të cilët më kanë dhënë dashuri. Kam vendosur të largohem, të përjetoj gjëra tjera, sfida tjera. Këtë vendim e kam marrë me vështirësi të madhe por e kam ndier nevojën ta bëj. Kam kaluar pesë vite të mëdha duke i fituar trofetë e parë të rëndësishëm në karrierën time me këtë klub. Ju jeni në zemrën time prandaj kam dashur ta falënderoj klubin dhe trajnerin”, ka thënë Griezmann./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart