Mësohet data e luftës Fury - Whyte për titullin e botës në kategorinë e rëndë - Gazeta Express
string(75) "mesohet-data-e-luftes-fury-whyte-per-titullin-e-botes-ne-kategorine-e-rende"

Boks

Gazeta Express

31/01/2022 10:16

Mësohet data e luftës Fury – Whyte për titullin e botës në kategorinë e rëndë

Boks

Gazeta Express

31/01/2022 10:16

Tyson Fury dhe Dillian Whyte pritet të luftojnë për titullin e botës në kategorinë e rëndë në mes të muajit prill.

Lufta e Tyson Fury me Dillian Whyte për titull në kategorinë e rëndë në WBC u konfirmua më në fund të premten, raporton  Gazeta Express.

Oferta e promotorëve të Furyt Frank, Warren dhe Bob Arum, prej 31 milionë funte fitoi në ankandin për organizimin e këtij meçi, duke e mposhtur ofertën e Matchroom Boxing prej 24 milionë funte.

Ky do të jetë meçi i parë i kampionit britanik që prej trilogjisë me Deontay Wilder në tetor.

Sipas mediave britanike, lufta mes Fury dhe Whyte është caktuar për 23 prill.

Raportohet se për datën dhe vendin e luftës do të njoftohet gjatë kësaj jave.

Kjo do të jetë hera e parë qe Whyte lufton për titullin e botës kundër të pamposhturit Fury

Fury do t’i fitojë 24 milionë funte, ndërsa Whyte vetëm 6 milionë funte./Gazeta Express/