Mësohet arsyeja e zjarrit në Ulpianë, raportohet për një të lënduar


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 10:13

T7 raporton nga vendi i ngjarjes se sipas dëshmitarëve zjarri në Ulpianë është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, derisa raportohet se një mashkull ka pësuar lëndime të rënda, shkruan Gazeta Express.

Zjarri ka nisur mëngjesin e ditës së sotme, derisa tashmë në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit.

Policia e Kosovës e kontaktuar nga Express ende nuk ka dhënë detaje.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar

Te fundit


Kthehu lart