Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë kërcënim me jetë nga një person.
Burime të sigurta nga kjo komunë i kanë thënë Reporterit, se kryetari ka marrë kërcënime serioze dhe për këtë edhe është arrestuar nga policia kërcënuesi.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.
Nuk dihet akoma se për çfarë ka ardhur deri te ky kërcënim.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...