Mësimdhënësit kërkojnë paga më të mëdha si motivim për të punuar më mirë me nxënësit


Gazeta Express
22 Shtator 2019 17:17

Punonjësit e arsimit me vëmendje po i ndjekin zhvillimet dhe bisedimet e fundit mes MASH-it dhe SASHK-ut sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit, madje shpresojnë për një epilog pozitiv i cili do të ishte konform kërkesave të tyre për një rritje të pagës deri në 25 për qind.

Ekipi i TVM2 qëndroi në Shkollat Fillore “7 Marsi” dhe “Liria”, ku mësimdhënësit e intervistuar theksuan se është koha e fundit që institucionet të mendojnë për rritjen e pagave në sistemin arsimorë, ku hë për hë, të njëjtat vlerësohet të jenë më të ultat krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ata thonë se edhe përkundër pagave të ulta, stërngarkimit me punë administrative, mbushjen e ditarit elektronik, ditarit klasik edhe më tej vazhdojnë të punojnë me përkushtim duke i qëndruar besnik idealit dhe profesionit që ushtrojnë arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj, përcjell Express.

“Nuk kërkojmë aq sa ne meritojmë por një standard më të mire, kjo pagë e jona mund të barazohet edhe me një punëtor të thjeshtë. Ai mund dhe shkollim i bërë sepse kemi menduar se do jemi të kënaqur me punën dhe pagat që do i marrim” – tha mësuesja Metije Bekiri.

Për tu arritur cilësi në arsim nevojitet edhe paga dinjitoze thonë mësuesit të cilët shpresojnë se deri në fund të muajit do arrihet që dy palët ti harmonizojnë qëndrimet për një marrëveshje lidhur me rritjen e pagave për punonjësit e arsimit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart