Mesfushori i Anglisë: Në pjesën e dytë, lojës i humbi shkëlqimi


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 14:00

Mesfushori i Anglisë, Declan Rice, ka thënë se gabimet e Anglisë në pjesën e dytë të ndeshjes bënë që loja kundër Kosovës ta hupë shkëlqimin për anglezët, përkundër që beson se ata e patën lojën në kontroll.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë, raporton Gazeta Express.

“Mendoj se në pjesën e parë isha shumë i mirë, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Në pjesën e dytë e bëra një gabim dhe kjo ia humbi lojës shkëlqimin për mua”, u shpreh Rice, pas ndeshjes.

“Ne jemi shumë të rrezikshëm në fazën e sulmit, por kemi nevojë ta mbajmë fazën e mbrojtjes më të përforcuar dhe t’i ndalim gabimet. Ne duhet t’i shikojmë golat që i kemi lëshuar. Një gabim i madh nga unë… mund të kisha bërë më mirë”.

“Tani nuk jam më aq i lumtur. Unë e bëra një gabim dhe ata shënuan, Harry Maguire e dha një penallti dhe Michael Keane e bëri një gabim. Por, ne kurrë s’mund të jemi të përsosur. Gjëja kryesore është se ne i morëm tre pikët dhe jemi të pamposhtur”.

“Ne mund t’i kishim shënuar edhe dy apo tri gola në pjesën  dytë. Ishte me të vërtetë e çuditshme të marrësh gol në 30 sekondat e para, ishte e vështirë ta pranojmë mendërisht”.

“Në pjesën e parë ishim shumë të mirë e pastaj në pjesën e dytë nuk e di çfarë ndodhi, disa gabime nga unë, penalltia dhe ne dukej se e kishim një detyrë të vështirë në duart tona”.

“Për fat të mirë, ne arritëm ta marrim kontrollin e ndeshjes dhe e mbajtëm epërsinë deri në fund”.

Skuadra e Gareth Southgate mbetet lidere e Grupit A me pikë maksimale nga katër ndeshje. Kosova e Bernard Challandes, ndërkohë, zbret në pozitën e tretë më 8 pikë, një pikë më pak se Republika e Çekisë në vendin e dytë. Kjo pasi Çekia e mundi 3:0 Malin e Zi. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart