Mesazhi prekës i LeBron James, pas vdekjes së Bryant: Jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua - Gazeta Express
string(93) "mesazhi-prekes-i-lebron-james-pas-vdekjes-se-bryant-jepme-fuqi-nga-qielli-dhe-kujdesu-per-mua"

Gazeta Express

28/01/2020 8:32

Mesazhi prekës i LeBron James, pas vdekjes së Bryant: Jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua

Gazeta Express

28/01/2020 8:32

LeBron James ka thënë se ai është me zemër të thyer pas vdekjes së Kobe Bryant dhe ka premtuar se do ta vazhdojë trashëgiminë e legjendës tashmë të ndjerë të basketbollit.

Kobe Byrant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën të dielën, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua mbi lagjen Kalabasas në Los Angeles të Kalifornisë, transmeton Gazeta Expresss.

Lexo Edhe:

Ylli i LA Lakers, James e kaloi Bryantin për t’u bërë koshashënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA të shtunën.

James gjithashtu kishte luajtur përkrah Bryantit në Lojërat Olimpike 2008 dhe 2012, duke i ndihmuar Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i fitojë dy medalje të arta.

“Unë jam i ulur këtu duke tentuar ta shkruaj këtë mesazh, por sa herë që ulem dhe tentoj, filloj të qaj vetëm duke menduar për ty, për mbesën time Gigin dhe për shoqërinë/lidhjen/vëllazërinë që ne e kishim”, shkroi LeBron.

“Unë ta dëgjova zërin të dielën në mëngjes para se të largohesha nga Philly për t’u kthyer në LA. Nuk mendova asnjëherë se ajo do të ishte biseda e fundit që ne të dy do ta kishim. Jam me zemër të thyer dhe i dëshpëruar vëllai im”.

“Të premtoj se do ta vazhdoj trashëgiminë tënde! Ti ke domëthenie kaq të madhe për të gjithë ne këtu. Të lutem jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua! Unë këtu e kam SHBA-në! Dua të them kaq shumë, por thjesht nuk mundem tani sepse s’mund ta përballoj! Derisa të takohemi sërish vëlla!!”

View this post on Instagram

I’m Not Ready but here I go. Man I sitting here trying to write something for this post but every time I try I begin crying again just thinking about you, niece Gigi and the friendship/bond/brotherhood we had! I literally just heard your voice Sunday morning before I left Philly to head back to LA. Didn’t think for one bit in a million years that would be the last conversation we’d have. WTF!! I’m heartbroken and devastated my brother!! ?????. Man I love you big bro. My heart goes to Vanessa and the kids. I promise you I’ll continue your legacy man! You mean so much to us all here especially #LakerNation?? and it’s my responsibility to put this shit on my back and keep it going!! Please give me the strength from the heavens above and watch over me! I got US here! There’s so much more I want to say but just can’t right now because I can’t get through it! Until we meet again my brother!! #Mamba4Life❤️?? #Gigi4Life❤️??

A post shared by LeBron James (@kingjames) on

Dyshja nuk kishte luajtur kurrë bashkë në NBA, mirëpo James iu bashkua Lakers dy vjet pas pensionimit të Bryant. Postimi i fundit i Bryant në Twitter, para se të ndërronte jetë, ishte një mesazh për LeBronin, ku shkruhej: “Po vazhdon ta çosh këtë lojë përpara Mbreti James. Kam shumë respekt për ty, vëlla”. /Gazeta Express/