Mesazhi i Vojvodës për ‘Dardanët”: T’ju tregojmë anglezëve çka është atmosfera në Fadil Vokrri!


Gazeta Express
16 Nëntor 2019 23:53

Më pak se 24 orë kanë mbetur deri te super ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Dardanëve dhe Tre Luanëve

Anglia është skuadra e parë e kalibrit botëror që viziton Prishtinën dhe përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, andaj edhe po konsiderohet sfidë e veçantë.

Ani pse për “Dardanët” do të jetë ndeshje vetëm për statistika në këto kualifikuese, pas humbjes 2-1 nga Çekia, nuk mungon entuziazmi dhe atmosfera brilante për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze dhe për të mbyllur kualifikueset në mënyrën më të mirë të mundshme.

Natyrisht, ata që pritet të hijeshojnë më së shumti sfidën e së dielës janë ‘Dardanët’.

Këtë e dëshiron edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vojvoda ka kërkuar nga tifozët kosovarë që si kurrë më parë të krijojnë atmosferë në “Fadil Vokrri”.

“Nesër apet kysmet, veç nesër le t’iu tregojmë atyre çka është atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri”, ka shkruar Vojvoda mbi foton e publikuar në rrjetet sociale, bashkë me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart