Mesazhi i shefes së ONM tre vite pas reformës në drejtësi: Politika të marrë përgjegjësi


Gazeta Express
22 Korrik 2019 20:54

Në 3 vjetorin e reformës në drejtësi, drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genoveva Ruiz Calavera, ka deklaruar se politika do duhet të marrë përgjegjësitë dhe të çojë përpara procesin.

Vetëm në këtë mënyrë, është shprehur Calavera, Shqipëria e ka një mundësi për të çelur derën e Bashkimit Evropian.

“I bëjmë thirrje aktorëve në këtë proces që të marrin përgjegjësit e tyre pa vonesa. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur.

Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE” tha ajo.

Te fundit


Kthehu lart